Lajme

Ministrja Nagavci: Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave nga Lista Serbe

Komisioni për Arsim ka organizuar tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. Në këtë tryezë janë diskutuar tri çështje të rëndësishme.

Si çështje e parë ishte Ligji i Akreditimit dhe zbatimi i tij në teren, specializimi i mençur dhe ngritja e cilësisë për arsim, financimi dhe përkrahja në bazë të performances së universiteteve.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencave, Arbërie Nagavci gjatë fjalimit në këtë tryezë tha se është shumë e rëndësishme krijimi i kushteve të shëndosha për arsim cilësor e të një mundësie për performancë të lartë të institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se kjo gjë e tregon edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ministrisë dhe qeverisë, duke mbështetur institucionet e arsimit të lartë në arritjen e objektivave.

Ajo shtoi se proceset në arsim udhëhiqen nga dy faktorë bazë e që sipas saj janë politika ministrisë dhe praktika, dhe se si ministri po synojnë që t’i realizojnë punimet në linjë me politikat.

“Në arsim proceset udhëhiqen nga dy faktorë, baza nga politikat por edhe nga praktikat dhe ajo që ne po bëjmë dhe  po synojmë dhe po punojmë është që të ju realizojmë veprimet në linjë me politikat dhe konsideroj që kemi rezultate të cilat janë  konkrete dhe të matshme për të cilat kemi edhe përfaqësues  të mekanizmave të institucioneve e të cilat do të flasim në arsimin e lartë të cilat kemi pas një nga  prioritetet tona”, tha Nagavci.

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës

“Prej Ligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, një ligj ky munguar për një kohe të gjatë, tashmë kemi arritur të kemi një ligj për Agjencinë e Akredimit ka për qëllim krijimin e një  ambienti akademik të qëndrueshëm për zhvillim dhe  avancim intelektual e shkencor dhe që garanton edhe një pah ndërhyrje  apo pamundësi të ndërhyrjes AKA”.

Ajo shtoi se arsimi i lartë ka qenë prioritet dhe përmendi disa arritje, teksa theksoi se Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave të deputetëve nga Lista Serbe.

“Në projektligjin për Arsimin e lart kemi synuar dhe kemi vendosur kritere e struktura të  qarta  për emërime akademike të bazuar në përformancë. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që ky ligj do të përballet me sfida, specifikisht sfida tejet të vështira siç janë ligje tepër të rëndësishme siç janë ligjet për arsim të lartë mbeten të bllokuara për shkak vullnetit politik, gjegjësisht për shkak të deputetëve të Listës serbe por gjithsesi ligji tregon orientimet tona dhe qëndrimet që ne i kemi edhe si qeveri edhe si republikë e Kosovës”, tha tutje Nagavci.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

E kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, tha se nevojiten adresimi i tri çështjeve që janë të një rëndësie të veçantë për arsimin në vend. Si pikë e parë ishte ligji për adresimin  e akreditimit dhe zbatimi i tij.

“Kjo tryezë adreson tri çështje të cilat janë konsideruar shumë të rëndësishme për me u adresu. E para është ligji për adresimin  e akreditimit, zbatimi i tij. Po ashtu i kemi  edhe dy tema tjera në fakt që ka të bëj me specializimin e mençur, qe del si rezultat edhe i planit strategjik, të arsimit te lartë të miratuar nga Qeveria  e Kosovës  dhe e treta mendoj që është temë goxha e rëndësishme  dhe një hap goxha për vlerësimin tim domethënës në ngritjen e cilësisë në arsim, e që është financimi dhe përkrahja në bazë përfomancë të Universitetit. Tash rishtazi e kemi edhe një udhëzim  të ri administrativ të nxjerrë nga Ministria Arsimit dhe uroj që do te jetë një mjet i ri për të avancuar cilësinë në arsim dhe urojmë që të kemi një diskutim sa më cilësor”, tha Gola.

Rruga Press

YouTube player