Bota

Ministrja moldave: Jemi kèrcènùar me grusht-shteti

Moldavia pretendon se gjatë vitit të kaluar është përballur me grusht shteti, mashtrime, sulme kibernetike, thirrje false për rekrutim dhe protesta masive.

“Në jemi kërcënuar vazhdimisht që prej 24 shkurtit të vitit të shkuar”, deklaroi Ministrja e Brenshme, Ana Revenco, duke përshkruar krizat që kanë përfshirë kombin e saj dhe qeverinë, që prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Lexo më shumë  Franca do të dërgojë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë së shpejti

“Ky vend i vogël evropian, një ish-republikë sovjetike, është një kazan unik gjeopolitik”, tha më tej ajo.

Moldavia ndodhet midis shtetit sepataratit të Transinstrisë, që kalon përgjatë kufirit të saj lindor me Ukrainën që kontrollohet nga pro-rusët. Ky vend është quajtur dhe si shtëpia e rajonit gjysmë-autonom të Gagazuisë, i cili është po ashtu pro-rusë.

Kohët e fundit Moldavia është hasur me kërcënime nga Rusia dhe aleatja e saj, Bjellorusia. Sipas zyrtarëve moldavë , situata është krijuar për të destabilizuar dhe minuar qeverie e presidentes Maia Sandu, e cila ka ardhur në pushtet në vitin 2020, për të kërkuar anëtarësimin në BE.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *