KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu në përvjetorin e policisë kujton ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e përvjetorit të 25-të të Policisë së Kosovës, kujtoi ata që dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo thotë se çdo ditë e më shumë, në çdo sfidë, Policia e Kosovës dëshmon se siguria jonë është prioriteti i tyre.

Haxhiu tha se me respekt të veçantë do t’i kujtojmë përherë të gjithë ata të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e 25 të Policisë së Kosovës, nderojmë me plot respekt për punën e palodhur dhe të përkushtuar për mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurimin e paqes në vendin tonë.

Çdo ditë e më shumë, në çdo sfidë, Policia e Kosovës dëshmon se siguria jonë është prioriteti i tyre. Përmes përkushtimit, ndershmërisë dhe profesionalizmit të lartë Policia ka fituar edhe më shumë besimin dhe respektin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji

Me respekt të veçantë do të kujtojmë përherë të gjithë ata të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme të guximit, sakrificës dhe heroizmit.

Rruga Press

YouTube player