KryesoreLajme

Ministrja Haxhiu emëron 100 noterë të rinj nëpër komunat e Kosovës  

Ministria e Drejtësisë i ka publikuar vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj të cilët janë përzgjedhur përmes dy proceseve, atij të vitit 2019 dhe të fundit të vitit 2023.

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ministrja Albulena Haxhiu, vendimet e nënshkruara nga ajo javën e kaluar, kanë nisur të publikohen sot.

Lexo më shumë  Rama lëshon Ballukun/ Top Channel nis sulmin: "Pse SPAK vonon kërkesën për arrestimin"

Në websajtin e Ministrisë së Drejtësisë, deri tani janë publikuar vendimet për emërimin e mbi 40 noterëve.

Nga 100 noterë, 40 prej tyre janë të përzgjedhur nga procesi i emërimit të noterëve të zhvilluar në vitin 2019 nga Qeveria Haradinaj, ndërsa 60 të tjerë nga konkursi i fundit i vitit 2023 të cilët janë përzgjedhur nga pushteti aktual.

Ky proces ishte anuluar nga ministrja Albulena Haxhiu në vitin 2020, por vendimi i saj ishte rrëzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lexo më shumë  Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas
YouTube player