Lajme

​Ministrja gjermane për Evropën viziton sot Tiranën

Ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, do të vizitojë për herë të parë sot Shqipërinë pas marrjes së detyrës. Ajo gjatë takimeve me autoritetet në Tiranë do të bisedojë mbi mbrojtjen e klimës dhe rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siç bëhet e ditur, ministrja do të takohet me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO)

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar. Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit. Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, më 14 dhjetor në Bruksel, Luhrmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Rruga Press

YouTube player