Lajme

Ministrja gjermane e Evropës në Shqipëri: Jemi angazhuar fuqishëm për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministrja gjermane e Evropës, Anna Lührmann ka zhvilluar një vizitë zyrtare sot në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, ministrja Lührmann u shpreh se është e rëndësishme që pas marrjes së detyrës si ministre shteti për Evropën të dërgonte një mesazh në Shqipëri.

Lührmann: “Dëshiroj të bëj të qartë që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE për mua por edhe për qeverinë federale janë me rëndësi strategjike. Qeveria federale angazhohet fuqishëm për një nisje sa më të shpejtë të mundshme të bisedimeve të anëtarësimit dhe kjo është në interes jo vetëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut por edhe në interesin fillestar të vetë BE-së dhe është mjaft e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Ne punojmë dhe bashkëpunojmë ngushtësisht në të mirë të njerëzve në shumë sektorë.”

Ditën e djeshme, ministrja vizitoi Maqedoninë e Veriut ku takoi në Shkup me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Perandovski, kryeministrin e emëruar, Dimitar Kovaçevski (LSDM), zëvendëskryeministrin e emëruar, Bojan Mariçiq, ministrin e jashtëm, Bujar Osmani (BDI), si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Rruga Press

YouTube player