KryesoreLajme

Ministrja Gërvalla viziton komunat e Kalabrisë: Arbëreshët janë shembull unik i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit shekullor

Me një pritje të ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi kanë nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë.

Siç thuhet nw komunikatën e MPJD-sw, në takim me kryetaren e kësaj komune arbëreshe, Rosaria Capparelli, Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën, përmes të cilave, siç ajo, qytetarët e dy vendeve tona do të kalojnë e bashkëpunojnë jo vetëm në sferën e kulturës, por edhe përmes shkëmbimeve tregtare dhe fushave të ndryshme, ku arbëreshët e Italisë shquhen me shekuj.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, do të marrë pjesë në konferencën e PES

“Ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore brez pas brezi“.

Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit të MPJD-së për të forcuar lidhjet kulturore dhe shoqërore mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe të Kalabrisë, përmes projekteve që përafrojnë qytetarët e dy vendeve në njërën anë dhe njëkohësisht rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional mes komunave nga të dy vendet, në kulturë, arsim dhe trashëgimi kulturore por edhe ekonomi, tregti dhe shkëmbim ekspertize në fusha të ndryshme.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Rruga Press

YouTube player