KryesoreLajme

Ministrja Gërvalla përgënjeshtron portalin e Baton Haxhiut, Berat Buzhalën dhe Vlora Çitakun: Marrëzia nuk paska fund! Pretendime sa të pavërteta, aq edhe absurde

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe e ka quajtur të pavërtetë e absurd raportimin e portalit të Baton Haxhiut, ku thuhej se ajo ka kërkuar nga Gjermania largimin e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde.

Pas artikullit të Albanian Post që shkruante se Gërvalla i ka kërkuar Gjermanisë largimin e ambasadorit Jorn Rohde, në rrjetet sociale si të koordinuar, duke e paraqitur këtë raportim si të mirëqenë kanë shkruar edhe Vlora Çitaku e PDK-së dhe ish- deputeti i këtij subjekti politik, Berat Buzhala.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Çitaku e Buzhala duke marrë për referencë portalin e Baton Haxhiut, sulmuan e ironizuan me ministren Gërvalla.

Mirëpo gjithë këto i ka përgënjeshtruar vetë ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se këto raportime janë vazhdë e fushatave dhe sulmeve ndaj saj dhe institucionit që ajo e drejton, duke i quajtur sa të pavërteta, aq edhe absurde.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Pretendimi që kinse paskam kërkuar largimin e ambasadorit gjerman Rohde është sa i pavërtetë, aq edhe absurd. Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Nuk duhet të befasohemi kur të lexojmë që kam kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe Ministres së Jashtme Baerbock. Marrëzia nuk paska fund!”, ka shkruar në reagimin e saj ministrja Gërvalla.

YouTube player