Ministrja Gervalla optimiste se Kosova do të anëtarësohet në BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë në Forumin Strategjik të Bledit, se BE nuk është vëndi i duhur nesë synohet për të marrë më shumë fonde e para.
Ajo u shpreh optimiste për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
“Është shumë e rëndësishme që shtetet sovrane dhe të lira vendosin se me kë janë dhe kujt i takojnë. Ne në Kosovë besojmë se jemi të gatshëm dhe të përgaditur për të bërë këtë udhëtim. Kemi aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe jemi shumë optimistë se do ja dalim të anëtarësohemi. Mendoj se janë katër pyetje që duhet të ju përgjigjemi. Pyetja e parë është ku? BE-ja është union politik në respektimin e të drejtave të njerëzve dhe komuniteteve. 2030-ta është një qëllim për të cilin ne mund të përgaditemi, nëse BE-ja nuk e ndryshon vitin si afat. Pyetja tjetër është kur. Dhe e fundit është pse? Pse në BE. Nëse është për të marrë më shumë para e fonde, atëherë BE-ja nuk është vendi i duhur për të bërë këtë gjë, prandaj kjo është e rëndësishme për mua; ndjenja e përkatësisë. Ne duhet të mos e nënvlerësojmë një aspektë të dytë, atë politik, financiar, por edhe atë të sigurisë. Siguria dhe zhvillimi ekonomik e përkatësia politike shkojnë bashkë me njëra tjetrën.
Gërvalla, shtoi gjithashtu se janë duke punuar drejt anëtarësimit sa më të shpejtë të Kosovës në BE.
“Besoj se kemi shanca të mirë për të arritur një sukses në dialog shumë më herët se ajo datë. U përmend pranvera e ardhshme, kështuqë jemi duke punuar në atë drejtim”.
Rruga Press