KryesoreLajme

Ministrja Gërvalla në Tokio, takon drejtuesit e JICA-s dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Përfundimi me sukses të lartë i projekteve, donacioneve dhe investimeve japoneze në Kosovë dhe realizimi i projekteve dhe investimeve të reja ishin temat kyçe të diskutimit në takimet e ndara të Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla me drejtuesit e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC).

“Bashkëpunimi i mëtejshëm në projekte të reja që kanë për synim zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkëmbimin e studentëve dhe përvojave në fusha të caktuara, ishte fokusi i këtyre takimeve që Ministrja Gërvalla realizoi gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Lexo më shumë  Blerim Devolli humb gjyqin me Avokaturën Shtetërore, me përmbarues do t’i merren 1.3 milion euro

Gjatë takimit në zyrat qendrore të JICA-s, Gërvalla falënderoi drejtuesit e kësaj agjencie për mbështetjen e dhënë Kosovës ndër vite në rindërtim, ngritje të kapaciteteve humane dhe infrastrukturore, mbrojtje të mjedisit, menaxhim të mbeturinave dhe në fushën e përmirësimit të ajrit.

Në takim me përfaqësuesit e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Gërvalla vuri në pah potencialin në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative, si përparësi të rëndësishme të të rinjve, të cilat sipas saj mund të shërbejnë si një mundësi e mirë e investimeve strategjike japoneze në Kosovë, në ngritjen e punësimit dhe përspektivës së të rinjve në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti takoi Cameron Alford, sot hyn në fuqi Programi Kompakt në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh
YouTube player