Lajme

Ministrja Gërvalla në Bruksel: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se shpreson që diskutimet e të martës të jenë konstruktive dhe se Kosova të mund të “kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan Perëndimor që të vendosen standarde të reja”. 

Gërvalla ka folur para takimit joformal të ministrave të BE-së përgjegjës për çështje të përgjithshme që mbahet sot në Bruksel. 

Lexo më shumë  Qeveria po përgatit draftstatut për Asociacionin, do ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit

“Unë si zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme e Kosovës, erdha këtu me shpresë që të kemi një bisedë të hapur për sundimin e ligjit dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor e shteteve tjera aspiruese që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Të diskutojmë për nivelet e standardeve demokratike e të sundimit të ligjit që janë të nevojshme të plotësohen para se t’i bashkohemi të gjithë bashkërisht familjes evropiane. Shpresoj që diskutimet sot të jenë konstruktive e që Republika e Kosovës të mund të kontribuojë si kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin e Ballkan Perëndimor në vendosjen e standardeve të reja për anëtarët e rinj”, tha Gërvalla. 

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal

Rruga Press

YouTube player