Bota

Ministrja e Jashtme gjermane: Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë në Evropë

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka deklaruar gjatë një debati në Bundestagun gjerman, se Rusia mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë dhe lirisë në Evropë në të ardhmen, dhe i ka bërë thirrje NATO-s që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën.

“Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë dhe lirisë tonë në Evropë në të ardhmen”, theksoi ministrja gjermane.

Lexo më shumë  BE nis iniciativën për ndihmë prej 1 miliard eurosh për rindërtimin e Gazës

Ajo shtoi se Perëndimi duhet të ndërmerr veprime që ta mbrojë lirinë dhe demokracinë.

“Ne nuk e kemi zgjedhur këtë, nuk e duam këtë. Gjermania ka përgjegjësi të veçanta në këtë aspekt”, shtoi ajo duke iu referuar mosmarrëveshjeve brenda koalicionit sa i përket buxhetit për vitin 2025.

Ndryshe samiti i NATO-s pritet të mbahet në Washington nga 9 deri më 11 korrik, ku do të diskutohen çështje të ndryshme, përfshirë edhe lufta në Ukrainë.

Lexo më shumë  Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, thotë se ka vendosur tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
YouTube player