Ministrja e Jashtme gjermane do ta vizitojë Kosovën këtë javë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, do ta vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj ministrie.
Në një konferencë për media, të mërkurën, MPJ-ja gjermane ka bërë të ditur se Baerbock do ta vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë.
Pos shteteve të rajonit, Baerbock do ta vizitojë edhe Moldavinë për të diskutuar për situatën në Ukrainë.
Rruga Press