Ministrja e Jashtme e Kanadasë thotë se e merr shumë seriozisht deklaratën kërcënuese të Trumpit për vendin e saj
Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Mélanie Joly, i ka thënë BBC-së se i merr “shumë seriozisht” deklaratat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për ta bërë Kanadanë shtetin e 51-të të vendit të tij.
“Kjo nuk është më një shaka”, tha Joly për Newsnight. “Ka një arsye pse kanadezët, kur dalin në një lojë hokej, ‘protestojnë’ ndaj himnit kombëtar amerikan… Ne jemi të fyer… Jemi të zemëruar”.
Komentet e saj vijnë pasi Trump vendosi tarifa 25% për produktet që hyjnë në SHBA nga Kanadaja të martën, përcjell Telegrafi.
Pas vendimi të tTrump, kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau e quajti atë një “gjë shumë budallaqe për të bërë” dhe njoftoi tarifa hakmarrëse.
Megjithatë, Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick theksoi se Trump “ndoshta” do të shpallte një marrëveshje për të ulur tarifat të mërkurën.
Në përgjigje, Joly i tha BBC-së se “në fund të ditës, i vetmi që me të vërtetë merr një vendim është presidenti Trump”.
Ajo tha se asnjë sekretar i administratës Trump nuk kishte kontaktuar me homologët e tyre kanadezë të hënën ose të martën për tarifat.
Trump njoftoi tarifat 25% për Kanadanë dhe Meksikën më 4 shkurt, por shtyu zbatimin deri më 4 mars. Importet kanadeze të energjisë përballen me një tarifë prej 10%.
Trump vendosi gjithashtu një tarifë 10% për mallrat me vlerë më shumë se 800 dollarë nga Kina në shkurt, e cila u dyfishua në mars. Kina u përgjigj me tarifat e veta.
Rruga Press