Lajme

Ministria e Shëndetësisë: Konfiskohen produkte ilegale farmaceutike në Mirtovicë të Veriut

Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar aksion inspektues në subjektet operuese farmaceutike në Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit të Ministrisë, gjatë kontrollit kanë hasur në subjekte të cilat kanë ushtruar operimin farmaceutike pa licencë, ndërsa në një pikë karburanti janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.

Disa barnatoreve i’u është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njëjtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit  në fuqi në vend.

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Ministria e Shëndetësisë përmes mekanizimit të saj Inspektoratit Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të martën (16.04.2024) ka realizuar një aksion inspektues në subjektet të cilat operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.

Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatorës edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

Në pikën e karburantit  “WOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.

Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Ato barnatore, iu është ndërpre veprimtarinë e tyre farmaceutike, dhe të njejtit janë udhëzuar se si të arrijnë të licencojnë veprimtaritë e tyre sipas legjislacionit  në fuqi në vend.

Kurse në pikën e karburanteve i’u është ndaluar veprimtaria farmaceutike.

Rrjedhimisht, ligjshmëria do të zbatohet, e aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve tanë do të sanksionohen, në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Rruga Press

YouTube player