Bota

Ministria e Mbrojtjes së Mbretëria e Bashkuar jep vlerësimin rreth vdekjes së Prigozhinit

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se nuk ka asnjë “provë përfundimtare” se shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur, por “është shumë e mundur”.

Ministria britanike gjithashtu tha se vdekja e tij do të kishte një “efekt thellësisht destabilizues” për grupin Wagner, raporton Sky News.

“Saktësisht dy muaj pas rebelimit të grupit Wagner, një aeroplan privat Embraer i lidhur me Wagner u rrëzua pranë Tverit, midis Moskës dhe Shën Petersburgut”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo më shumë  Gjermania rrit njësinë policore kundër dronëve pas incidentit në aeroport
YouTube player

“Autoritetet ruse pretendojnë se 10 persona në bord kanë vdekur, përfshirë shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin”.

“Nuk ka ende prova përfundimtare që Prigozhin ishte në bord dhe dihet se ai ushtronte masa të jashtëzakonshme sigurie. Megjithatë, ka shumë gjasa që ai të jetë me të vërtetë i vdekur”.

“Vdekja e Prigozhinit pothuajse me siguri do të kishte një efekt thellësisht destabilizues për Grupin Wagner”, thuhet tutje.

Lexo më shumë  Dhoma e Përfaqësuesve nis procedurën për paketën e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit pas miratimit të Senatit

Rruga Press

YouTube player