Lajme

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për tërmetin: Dëme të lehta në Klos

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë.

Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit, 23 kilometra në verilindje të Tiranës. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 rihter. Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1 rihter.

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”.

Ministria e Mbrojtjes

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti takon Baerbockun: Gjermania, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *