KryesoreLajme

Ministria e Kulturës restauron ndërtesën e shkollës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Pejës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ka përfunduar restaurimi i ndërtesës së shkollës së parë shqipe në qytetin e artit dhe dijes – në Pejë. Çeku ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars dhe restaurimin e ndërtesës e ka quajtur dhuratë për ditën e tyre.

”Dhurata jonë për mësueset dhe mësuesit e Pejës në prag të ditës së tyre është përfundimi i restaurimit të ndërtesës së shkollës së parë shqipe në qytetin e artit dhe dijes.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Gëzuar 7 marsin! Ta gëzojmë ndërtesën e restauruar të shkollës së parë shqipe në Pejë”, ka shkruar ministri Çeku.

Rruga Press

YouTube player