KryesoreLajme

Ministria e Kulturës restauron ndërtesën e shkollës së parë të gjuhës shqipe në qytetin e Pejës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se ka përfunduar restaurimi i ndërtesës së shkollës së parë shqipe në qytetin e artit dhe dijes – në Pejë. Çeku ka uruar mësimdhënësit për 7 Mars dhe restaurimin e ndërtesës e ka quajtur dhuratë për ditën e tyre.

Lexo më shumë  Paranojat e Vuçiqit: Akuzon SHBA-në dhe vendet e rajonit se po nxisin protestat kundër regjimit të tij në Serbi

”Dhurata jonë për mësueset dhe mësuesit e Pejës në prag të ditës së tyre është përfundimi i restaurimit të ndërtesës së shkollës së parë shqipe në qytetin e artit dhe dijes.

Gëzuar 7 marsin! Ta gëzojmë ndërtesën e restauruar të shkollës së parë shqipe në Pejë”, ka shkruar ministri Çeku.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  OKB-ja i kujton Izraelit detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar pas spërkatjes me “herbicid” në tokat bujqësore libaneze