KryesoreLajme

Ministria e Kulturës në Shqipëri vijon shkeljen, nuk shpall fituesit e projekteve

Ministria e Kulturës vijon shkeljen, nuk shpall fituesit e projekteve, pasi ndërroi 2 herë datat gjatë procesit. Ministria e Kulturës sërish shkeli procedurat për përdorimin e fondeve publike. Premtoi se do të publikonte më 10 shkurt 2022 fituesit e thirrjes për projekte kulturore që do të realizohen këtë vit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Dosja.al është duke e monitoruar këtë process dhe ajo ka identifikuar shkelje në procedura, që nënkuptojnë se gara (tenderi) për fondet publike po deformohet. Madje ka dhe fallsifikime në datat e publikimeve të njoftimeve në internet. Më datë 15 dhjetor 2021 Ministria e Kulturës e Shqipërisë shpalli në faqen e vet zyrtare “Thirrjen për projekte kulturore 2022”. Afati i aplikimit ishte deri më 17 Janar 2022. Thirrja përfshinte ofertën për të mbështetur financiarisht me fonde publike projekte kulturore që propozohen nga individë, persona fizikë ose juridikë, të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin, digjitalizimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Ministria kishte vendosur në Thirrje se data 31 janar 2022 ishte dita për shpalljen e fituesve. Por ky afat u shkel. Dosja.al botoi një artikull për këtë vonesë duke shprehur dyshime mbi besueshmërine e garës me fondet publike.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Paradoksi erdhi nga Ministria e Kulturës, që realizoi një fallsifikim, pas këtij publikimi. Ajo vendosi një njoftim në faqen zyrtare të saj që e shtynte procesin e shpalljes së fituesve deri më datë 10 shkurt 2022. “Për shkak të vështirësive të krijuara nga pandemia Covid 19 dhe numrit të madh të aplikimeve, kërkojmë mirëkuptimin tuaj në shtyrjen e afatit të shpalljes së projekteve fituese që përfitojnë nga mbështetja financiare e Ministrisë së Kulturës. Fituesit do të shpallen në datën 10 shkurt 2022,” – thuhej në njoftim.
Fallsifikimi ishte te data e publikimit të njoftimit. Ministria e trukoi sikur postimi në faqen zyrtare ishte bërë më datë 31 dhjetor 2022. Por në fakt postimi u bë më datë 04 shkurt 2022, fakt që është lehtësisht i provueshëm.
Tashmë që dhe afati për datën 10 shkurt 2022 nuk u arrit, kjo ka ngjallur dyshime te projekt propozuesit se Ministria po deformon procedurat për të shpallur fitues të paracaktuar.

Lexo më shumë  Knaus: Ministrat e Jashtëm të caktojnë takim të jashtëzakonshëm për Kosovën

E çuditshme është dhe se Ministria e Kulturës në udhëzimin për Thirrjen për projekte 2022, nuk ka parashikuar asnjë procedurë ankimimi, një standard që e kanë të gjitha institucionet publike që zhvillojnë gara të tilla për përdorimin e fondeve nga buxheti i shtetit .
Ky është një tjetër argument se gara për përdorimin e fondeve publike po cënohet në procedura, për të prodhuar fitues fiktivë, në vazhdën e korrupsionit të institucioneve publike në vendin tonë./dosja.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *