KryesoreLajme

Ministria e Kulturës ndan 604 tituj librash për bibliotekat komunale të vendit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e shpërndarjes së librave për bibliotekat komunale të vendit, si dhe për bibliotekat e Preshevës, të Ulqinit dhe Manastirit.

Sipas njoftimit të MKRS-së, këto biblioteka tani do të kenë nga 604 botime më shumë koleksionin e tyre, ndërsa do të ofrojnë më tepër llojllojshmëri të ofertës në shërbim të lexuesve.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Në këtë ceremoni morën pjesë zëvendësministrja Daulina Osmani, drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Blerina Rugova-Gaxha drejtoresha e Komisionit të Librit, Nerimane Kamberi, si dhe drejtorë dhe përfaqësues të bibliotekave komunale nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Të pranishmit diskutuan për rëndësinë e librit dhe të leximit si element themelor i zhvillimit të shoqërisë, duke theksuar përkushtimin e MKRS për të vazhduar mbështetjen në këtë fushë.

Lexo më shumë  Shkeljet ligjore të manifestimit të Kryeministrit Rama në sheshin “Skënderbej”
YouTube player