Lajme

Ministria e Kulturës: Kosova hap pavijonin në Bienalen e Venecias

Ministria e Kulturës ka njoftuar për hapjen e pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias.

Sipas njoftimit të MKRS-së, artistja Doruntina Kastrati po përfaqëson Kosovën në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia të Italisë.

Instalacioni i saj skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, organizuar nga Ministria e Kulturës, u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha artistike të nivelit më të lartë botëror.

Tema e përgjithshme e këtij edicioni të Bienales “Të huaj kudo”, nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa, mbledh mbi 80 pavijone kombëtare dhe bënë bashkë rreth 300 artistë nga vende të ndryshme të botës.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Projekti artistik “Heshtjet kumbues të metalit dhe lëkurës” ka për fokus gratë në ekonominë e periudhës së tranzicionit. Trajton punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe pasojat e tyre në një fabrikë llokumesh në Prizren.

Instalacioni përbëhet nga katër vepra skulpturore: dy të modeluara sipas gëzhojave të arrave që përdoren në prodhimin e llokumeve dhe dy të modeluara sipas protezave kirurgjike, të cilat reflektojnë operimet që u janë nënshtruar këto gra për shkak të orareve të gjata të punës në këmbë.

Lexo më shumë  “Frymëzim për ushtrinë sot” - Përkujtohet heroi Ilaz Kodra

Në hapjen e pavijonit të Kosovës ndër të tjerë ishin të pranishëm u.d sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Xheladin Krasniqi, këshilltaret e ministrit, Rozafa Imami, Gentiana Pallaska dhe zyrtarë të tjerë të MKRS-së.

Bienalja Ndërkombëtare e Artit do të jetë e hapur për publikun deri më 24 nëntor 2024.

Rruga Press

YouTube player