KryesoreLajme

Ministria e Kulturës i përgjigjet Komunës së Prishtinës, i liston shkeljet ligjore në projektin “Xhorxh Bush”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke i listuar veprime të jashtëligjshme dhe manipulim të opinionit publik lidhur me projektin e rrugës “Xhorxh Bush”.

Sipas MKRS-së, punimet kanë filluar në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore pa lejen e nevojshme nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM).

“Projekti ka nisur pa miratim nga IKMM – një shkelje e qartë e ligjit që mund të sjellë pasoja serioze, përfshirë edhe dëme financiare për buxhetin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, duke theksuar se Komuna ka vepruar qëllimisht në kundërshtim me ligjet ekzistuese dhe ka tentuar të manipulojë publikun me dezinformata dhe fshehje të informacioneve.

Lexo më shumë  2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin, nuk justifikoi 172 mijë euro

Sipas MKRS-së, Komuna ka aplikuar për leje nga IKMM vetëm pasi inspektorati ka ndaluar punimet e paautorizuara, edhe pse kjo leje do të duhej të kërkohej në fazat fillestare të projektit.

Ministria nënvizon se projekti që ka dorëzuar Komuna ka marrë përgjigje nga IKMM me rekomandime të qarta për harmonizimin e tij me kriteret për ruajtjen e trashëgimisë kulturore – por, në vend të respektimit të këtyre rekomandimeve, Komuna ka zgjedhur të dezinformojë përsëri.

Lexo më shumë  Gjykata rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Rruga Press

YouTube player