ArgumentKryesore

Ministria e Jashtme e Serbisë “e përkëdhel” gruan e Escobarit me ekspozitë. A nuk është ky një nga treguesit pse ai po mban anën serbe

Ministria e Jashtme e Serbisë ka promovuar zyrtarisht një ekspozitë të organizuar tetorin e shkuar në bashkëpunim me Elisabeth Escobar, bashkëshorten e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i dërguar i posaçëm i SHBA për rajonin tonë.

Në një njoftim zyrtar, duke postuar foto nga ekspozita, Ministria e Jashtme serbe thekson se ky projekt është organizuar si rezultat i një iniciative të përbashkët me Elisabeth Escobar.

“Ambasada e Republikës së Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve ‘Anacostia’, në bashkëpunim me galerinë ‘Arti për të gjithë’ nga Beogradi, morën pjesë së bashku në projektin ‘Finding A Way’.

Projekti është rezultat i iniciativës së galerisë ‘Arti për të gjithë’ dhe Elisabeth Escobar, bashkëshortja e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Escobar u bë fanse e madhe e artit serb gjatë qëndrimit të saj në Beograd,” thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Në njoftim theksohet se Escobar dhe zëvendësambasadori serb mbajtën një fjalë përshëndetëse në hapjen e ekspozitës në një galeri të njohur në Uashington.

Elisabeth Escobar është artiste dhe kur e përshkruan veten, thekson: “Unë kam jetuar në Rusi, Argjentinë, Republikën Çeke, Itali, Portugali, Bolivi, SHBA dhe aktualisht në Serbi. ‘E vetmja gjë konstante është ndryshimi’. Mezi pres t’ju ndihmoj në këtë proces”.

Kjo nuk është hera e parë që gruaja e Gabriel Escobar bashkëpunon dhe “përkëdhelet” nga institucionet serbe. Kjo qasja përkëdhelëse mund të tregojë shumë për atë se pse nga ana të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor ka një qasje e cila me të drejtë është lexuar si mbajtje anë për Serbinë.

Qasja e paekuilibruar dhe e padrejtë e Escobarit ka marrë kritika sidomos në Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, por së fundmi edhe nga Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Ky i fundit tha se “na duhet paqe afatgjate dhe ajo s’mund të arrihet në vendime të këqija afatshkurtra” dhe se ““paqja afatgjate vjen me njohje reciproke”.

“Nëse duam shtet tërësisht të integruar dhe jo ndarje, s’mund të kemi Asociacion të komunave që shkakton qeverisje të ndarë dhe shkakton ndarje”, ka thënë ai, duke tërhequr paralele edhe me SHBA-në duke thënë se “nuk mund t’i kemi dy presidentë, apo dy kongrese”.

“S’duhet të avokojmë për këtë”, ka thënë Robert Menendez.

Gruaja e të dërguarit të ShBA-së, përveç se ka jetuar në Beograd, ajo nuk e ka fshehur kurrë afinitetin që ka për Serbinë, duke treguar gjithnjë ndjenjën e veçantë që ka për Serbinë, kur ajo është pyetur nëpër intervista.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *