Lajme

Balla pas vrāsjēs së kenianes? Berisha: Do ta bëjmë çështje ndërkombëtare

Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet sot në lidhje me deklaratën e djeshme se vrasësi i shtetas keniane fshihet në qeveri, ndërsa fill pas kësaj deklarate foli për deputetin Balla.

Ditën e djeshme deklaruat se vrasësit e shtetases keniane fshiheshin në qeveri, dhe fill pas kësaj folët për Taulant Ballën. A është Balla që fshihet pas kësaj apo ishte një zgjedhje rastësore?

Sali Berisha: Në rastin e kenianes ne do ta bëjmë çështje ndërkombëtare, ta dijë Edi Rama mos të fshehë vrasjen, por të dalë sepse nuk mudn të vriten njerëzit në atë mënyrë. Vrasësi fshihet nga qeveria dhe kjo është shumë e rëndë. Jam marrë dhe po merrem me këtë por qëllim ë kriminal sesa ka mbajtur policia dhe hetimi nuk ka pasi vrasësi fshihet në qeveri.

Ndër të tjera Berisha feklaroi se Enkeled Alibeaj është një zëdhënës i Edi Ramës.

Lexo më shumë  Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Sali Berisha: Alibasha është një zëdhënës mjeran i Edi Ramës.
Edhe njëherë, sqaroj shqiptarët: PD nuk ka asnjë problem as me gjykatën, as me logon.

Ka një vendim gjykate, të 25 marsit 2022, që konsideron legjitime të gjithë dokumentet, ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi në regjistrin e forcave politike.

Në bashkëpunim me ambasadoren Kim dhe Erion Veliajn, ka ndërhyrë për të shpallur palë, atë që nuk është palë.
Këta treguan se nuk kanë asnjë parim, asnjë moral për ligjin.
Akti i vetëm i asaj gjykate është të konstatojë se ai që ankohet është një skllav i mjerë i Edi Ramës dhe nuk ka asnjë legjitimitet në kërkesën e tij.

Rruga Press

Lexo më shumë  “E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanoviqit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *