Lajme

Ministria e Jashtme e konfirmon: Kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se ka nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ambasadorja Kim e nisi mandatin në janar të vitit 2020 dhe tashmë pas 3 vitesh ajo do të duhet të largohet, ashtu siç edhe parashikohet me ligj.

MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomatës së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj, pasi ende nuk është caktuar nga Senati. Ndaj dhe nga ana e MEPJ janë shprehur se nuk mund të japin asnjë koment.

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

“Konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, shkruhet në njoftim.

Yuri Kim do të mbahet mend si një diplomate që shënoi një përplasje të fortë me opozitën dhe në shumë raste është bërë njësh me pushtetin e Edi Ramës. Kujtojmë presionin e saj ndaj PD-së për përjashtimin nga grupi parlamentar të Sali Berishës dhe heshtjen e turpshme ndaj masakrës elektorale të Partisë Socialiste. Edhe në shumë raste të tjera Yuri Kim ka dëshmuar se është palë me qeverinë duke dalë jashtë statusit të saj diplomatik.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia shtet mafioz, ku kryemafiozi është presidenti Vuçiq

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *