Lajme

Ministria e Ekonomisë ndan 1.13 milion euro subvencion për Trepçën

Trepça Sh.A. do të përfitojë edhe 1.13 milion euro nga gjithsej 3 milionë euro subvencione që Ministria e Ekonomisë ka ndarë për investimet dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes sivjet.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Marrëveshja u lidh sot mes kryeshefit në detyrë, dr. Enis Abdurahmani, dhe drejtorit për ndërmarrjet publike, Valon Prebreza, në prani të Mjekut.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

“Trepça si shoqëri aksionare po ristrukturohet për me i ngritë të hyrat, me i ulë shpenzimet dhe me u dhënë minatorëve pagë të dinjitetshme. Ndërmarrja pritet shpejt të miratojë një rregullore të pagave, që kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të prodhimit dhe të hyrave si dhe i shpërblen me bonus kur e tejkalojnë planin”, shkroi Mjeku.

“Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës po i jep Trepçës 20 milionë euro hua për investime në makineri bashkëkohore dhe qëndrueshmëri në punë, çka do të rritë prodhimin dhe efiçiencën e minierave”, shkroi mes tjerash ai.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Rruga Press

YouTube player