Lajme

Ministria e Bujqësisë me aksion për lirimin e pronave në zonën industriale në Prishtinë


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZH) ka marrë vendim për lirimin e disa pronave, të cilat janë nën pronësi të këtij institucioni.

Sipas dokumenteve të MBPZH-së, bëhet e ditur se në vendime janë përfshirë pronat në rrugën e magjistrales Prishtinë-Fushë Kosovë në zonën industriale.

Shfrytëzues të këtyre pronave kanë qenë N.T.SH. “Liria FC” dhe N.T.SH. “PATRONI”.

Sipas raportimeve, lirimi i këtyre pronave do të nisë pas pak, nën asistimin e Policisë së Kosovës, ku do t’i vendoset shiriti.

YouTube player