KryesoreLajme

Ministria e Brendshme e Kosovës: Nuk ka asnjë draft-ligj të pagave, janë dezinformata qëllimkeqe

Ministria e Brendshme ka reaguar pasi në disa media është publikuar një draft i ligjit të pagave për zyrtarët publik.

MPB-ja e ka quajtur dezinformata dhe qëllimkeqe raportimin se ky draft-ligj është gati dhe pritet që shumë shpejt të hy në fuqi.

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Më tej në reagim thuhet se në ligjin për paga nuk do të jetë pjesë vlera e koficientit.

“As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit”, thuhet në reagim

Sipas MPB-së kjo është një valë dezinformatash e cila ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Ju bëjmë me dije që ministria jonë do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njëjti të finalizohet”, thuhet në fund të reagimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *