Bota

Ministri ukrainas: Propaganda ruse ka dalë nga binarët, nuk kemi armë bërthamore

Ministri i Punëve të Jashtme i rendit, Dmytro Kuleba, i ka mohuar deklaratat ruse se Ukraina po përgatitet të ketë bombë atomike në territorin rus.

Kuleba përmes një statusi në Twitter ka thënë se ky është një lajm i rrejshëm, sepse siç ka thënë, Ukraina nuk ka armë bërthamore.

“Propaganda ruse ka dalë nga binarët dhe spekulon se Ukraina mund të përgatitet të hedhë një ‘bombë të pistë’ në territorin rus. Kjo është një shpifje e sëmurë. Ukraina nuk ka armë bërthamore, nuk kryen asnjë punë për t’i krijuar apo fituar ato. Ne jemi një anëtar i NPT-së”, ka shkruar Kuleba në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *