Bota

Ministri ukrainas i Mbrojtjes konfirmon rrethimin e rusëve në Bakhmut, dhe marrjen e kontrollit në lartësitë strategjike

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov njoftoi se forcat ukrainase kanë rimarrë lartësitë strategjike mbi Bakhmut dhe janë duke rrethuar me sukses trupat ruse në qytet.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtarët e saj kishin “përmirësuar ndjeshëm pozicionin e tyre” në zonë.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar, vuri në dukje gjithashtu se ushtarët rusë nuk mund të lëvizin më rreth Bakhmutit në rajonin lindor të Donetskut, dhe se është bërë përparim në anashkalimin e forcave armike pas muajsh luftimesh të rënda.

Ndërsa Ukraina përparon në periferi të qytetit, ajo theksoi se Rusia po përpiqej të tërhiqte njësitë e tyre luftarake duke sulmuar zonat e rajonit të çliruar të Kharkiv.

“Në Bakhmut ne bëmë përparim të mirë në të dy krahët. Ne kapëm pothuajse të gjitha lartësitë kryesore atje. Rusët janë bllokuar, ata nuk mund të dalin dhe tani ata po e kanë të vështirë të lëvizin nëpër qytetin e Bakhmutit sepse ukrainasit po bombardojnë qytetin nga lartësitë. Dhe për të tërhequr forcat tona nga Bakhmuti, rusët lëvizën përpara në drejtime të tjera që ne të hidhnim forcat tona për t’i shpëtuar ata. Ata ekspozuan pjesën e pasme në Bakhmut, kështu filluan një ofensivë diku tjetër për të ndaluar sulmin tonë në Bahmut”, tha ajo për Guardian.

Maliar tha se forcat ruse po luftojnë gjithashtu fort për të rimarrë fshatin Staromajorske, më në jug në Donetskut. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu përshëndeti këto përpjekje.

Ushtarët që luftonin në fshat thanë se ata kishin qenë nën granatime të vazhdueshme ditët e fundit. Maliar tha se forcat ukrainase janë ende duke shtyrë përpara në një përpjekje për të marrë nën kontroll vendin.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Kujtojmë, Ukraina u bëri thirrje civilëve pranë vijës së frontit verilindor që të evakuohen, ndërsa Rusia i shtoi sulmet e saj për të kapur territorin që tashmë ishte pushtuar një herë gjatë luftës.

Rruga Press

YouTube player