KryesoreLajme

Ministri turk i Drejtësisë Tunç takon ministren Haxhiu

Ministri i Drejtësisë së Türkiyes, Yılmaz Tunç, ka pritur në takim homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu.

Sipas njoftimit të ministrisë turke, Tunç, në takimin në selinë e ministrisë në Ankara, tha se Türkiye dhe Kosova kanë marrëdhënie të rrënjosura që rrjedhin prej historisë.

Ai tha se delegacioni nga Kosova ka vizituar edhe Akademinë Turke të Drejtësisë. “Akademia Turke e Drejtësisë është pioniere e bashkëpunimit në fushën e edukimit ligjor në nivel ndërkombëtar. Akademia jonë vazhdon aktivitetet e saj edukative në një gamë të gjerë, nga vendet evropiane, aziatike dhe madje edhe afrikane, nga bota turke e deri te vendet islame”, tha Tunç duke shtuar:

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Si një nga këto aktivitete, Akademia jonë do të organizojë një Program Ndërkombëtar Trajnimi për të Drejtat e Njeriut për gjyqtarët dhe prokurorët e ftuar nga Kosova midis datave 1-6 dhjetor. Unë tashmë i uroj suksese programit”.

– Çështja e ekstradimit

Duke tërhequr vëmendjen në bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, Tunç tërhoqi vëmendjen në ekstradimin e kriminelëve përfshirë edhe të anëtarëve të FETO-s.

“Pritja jonë nga autoritetet e Kosovës është që të deportojnë apo ekstradojnë anëtarët e arratisur të organizatës terroriste FETO në vendin tonë. Gjithashtu, për vendin tonë është shumë e rëndësishme të parandalojmë që organizata terroriste FETO të veprojë nën petkun e institucioneve arsimore, konvikteve, fondacioneve, shoqatave dhe kompanive, të rekrutojë personel në përputhje me ideologjinë e saj dhe t’i vendosë në institucione dhe të mbyllen struktura të tilla nëse është e mundur”, u shpreh ministri turk.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha se kjo është vizita e dytë e saj në Türkiye ndërsa tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në takim ishin të pranishëm edhe burokratë të nivelit të lartë të të dyja vendeve.

Rruga Press

YouTube player