KryesoreLajme

Daulina Osmani: Po bëhet reformë e thellë ligjore në sektorin e sportit në Kosovë

Zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani thotë se në fushën e sportit po bëhet një reformë e thellë ligjore. Në fakt, sot është mbajtur edhe tryeza e gjatë e sportit në të cilën me përfaqësues të federatave sportive në Kosovë po diskutohet për ndryshimet ligjore në sport.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

“Tryeza e gjashtë e sportit po shërben si platformë për koordinim dhe bashkërendim ndërinstitucional së bashku me strukturat sportive për zbatimin e reformës që e sjell ligji i ri i sportit.

Kjo është reforma më e thellë ligjore e sektorit të sportit e cila përveç që adreson nevojat e komunitetit sportiv, njëherësh edhe mundëson zhvillimin efektiv, të qëndrueshëm dhe transparent të sportit në vend”, ka shkruar Osmani. 

Lexo më shumë  Shormaz kërkon arrestimin dhe dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë: Nëse nuk është arratisur, duhet të kapet menjëherë

Rruga Press

YouTube player