Lajme

Ministri Sveçla: Vuçiqi nuk është aq i krisu, por do ta arrestojmë nëse hyn në Kosovë pa leje për vizitë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e para disa ditëve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën. Por ministri Sveçla ka paralajmëruar se po të hyjë pa leje në Kosovë, ai dhe kushdo tjetër do të arrestohet.

Për me leje, te Kryeministri, për pa leje te unë”, ka deklaruar Sveçla në emisionin DPT te Fidani.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

I pyetur se a po thotë se do ta arrestonin Vuçiqin, Sveçla tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.

“Është çështje vendimmarrëse e Kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E, për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të. Por, nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim që arrestohet. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës.”

Po të ndodhte e kundërta, Sveçla tha se kjo do të dëshmonte jo shtetësi nga ana jonë.

“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, mirëpo, ka deklaruar Sveçla, “unë nuk besoj që Vuçiq është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”.

Rruga Press

YouTube player