KryesoreLajme

Ministri Sveçla thotë se veriu është sulmuar 114 herë që nga viti 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se veriu i vendit është sulmuar 114 hërë që nga viti 2021 deri më sot nga Serbia. Sveçla, në një konferecë për media, tha se si institucione kanë ofruar fakte të mjaftueshmë që konfirmojnë planet e Serbisë për destabilizim.

“Si institucione kemi ofruar fakte të mjaftueshme që konfirmojnë planet e Serbisë për të organizuar këtë sulm paramilitar terrorist dhe kemi ndarë informacione edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës nga viti 2021 deri më sot institucionet dhe zyrtarët tanë janë sulmuar 114 herë në veriun e vendit tonë. Angazhimet hetimore të policisë në zbardhjen e hetimeve tregojnë se të njëjta struktura militare me shtytjen e Serbisë janë angazhuar për de-stabilizimin e vendit tonë – janë strukturat e njëjta terroriste që janë përfshirë në barrikada ku shumë prej kamionëve të barrikaduar kanë pasur eksplozivë dhe mjete tjera shpërthyese në sulmin ndaj KKZ-së dhe në sulmet ndaj pjesëtarëve tonë, në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, në sulmin ndaj mediave, në djegien e veturave dhe në sulmin terrorist në Banjskë”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  “Ishim gati, por s’na pyetën fare” – Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Ministri Sveçla foli edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë teksa tha se qëllimi i tij ka qenë aneksimi i veriut të vendit.

“Deri më tash janë tri konstatime të pakontestueshme të këtij sulmi të cilat çdo herë e më shumë janë përforcuar gjatë zhvillimit të hetimeve, e para qëllimi i Serbisë dhe sulmi i grupi terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit tonë po ashtu grupi terrorist është mbështetur e përkrahur, urdhëruar dhe ka lidhje direkte me strukturat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligone të rregullta dhe të kontrolluara nga ushtria e Serbisë si dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.

Lexo më shumë  Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson kriteret e KE-së

Sveçla, mes tjerash, ka dhënë detaje tjera lidhur me sulmin në Banjskë teksa me pamje ka treguar edhe rrugën që ka përdorur grupi terrorist. Nëpërmjet fotografive ai tregoi edhe vendin se ku u vra polici, Afrim Bunjaku, teksa shtoi se grupi terrorist me anë të një droni ka monitoruar Policinë e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player