KryesoreLajme

Ministri Sveçla takon Peach-in, diskutojnë për sigurinë në veri të vendit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe i dërguari Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, 4 prill 2024.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të enjten ka takuar të dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për atë në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se takimi me Peach-in ishte i “frytshëm”.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

“Takim shumë i frytshëm teksa biseduam për situatën e sigurisë në Republikën tonë, veçanërisht në veriun e vendit tonë. Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për institucionet tona të sigurisë është e vazhdueshme me ç’rast i kam shprehur Lordit Peach mirënjohjen time të thellë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla gjithashtu ka thënë se Policia e Kosovës “përkundër sfidave në detyrat e saj për të cilat biseduam me Lord Peach, në çdo kohë është në dispozicion dhe adresë e të gjitha komuniteteve në mbarë vendin, veçanërisht atyre që jetojnë në Veriun e vendit tonë”.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

“Në këtë drejtim, Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në ngritjen e kapaciteteve në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të paligjshëm dhe zhvillimit të policimit në komunitet në mënyrë që të jemi sa më afër dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ministri Sveçla.

YouTube player