KryesoreLajme

Ministri Sveçla takoi komandantin e forcave të Karabinierëve, flasin për bashkëpunim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim kolonel Massimo Rosati, komandant i Karabinierit MSU në Republikën e Kosovës.

Sveçla dhe kolonel Rosati diskutuan për aktivitetet e forcave të Karabinierit, me ç’rast ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për shërbimin që forcat e Karabinierit po kryejnë në Republikën e Kosovës me qëllim që me institucionet e Kosovës të garantojnë ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtejmë si në aspektin profesional mes zyrtarëve tanë, ashtu edhe në atë operativ që garanton siguri dhe stabilitet në vendin tonë.

Rruga Press

YouTube player