Lajme

FSK diplomon në Shqipëri, 4 oficerë në KKSHP

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë diplomuar në Republikën e Shqipërisë.

FSK përmes një postimi në faqen zyrtare ka njoftuar se në ambientet e amfiteatrit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Kolegji i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Republikën e Shqipërisë ka organizuar ceremoninë e diplomimit të kursantëve të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursit të Lartë të Oficerit.

Lexo më shumë  Tomorri: Ekonomia po përmbytet nga flukse monetare të dyshimta, Banka e Shqipërisë hesht

“Në këtë ceremoni në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) kanë diplomuar 4 oficer nga FSK-ja si dhe në Kursin e Lartë të Oficerit (KLO) 2 oficerë…Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës, po ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në të gjitha nivelet e edukimit ushtarak”, shkruan Forca e Sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Votimi i Ligjit për Byronë, Kurti: Na vonuan, por s’na ndalin në synimin që pasurimi në Kosovë të jetë i drejtë

Rruga Press

YouTube player