Lajme

Ministri Sveçla takohet me komisioneren evropiane për Punë të Brendshme, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një takim me komisioneren evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Në këtë takim Ministri Sveçla njoftoi komisioneren me prioritetet dhe rezultatet e Qeverisë së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe sfidat konkrete në këtë fushë.

Lexo më shumë  Pas deklaratës së Rashiqit për cenim të votës në Graçanicë, arrestohen pesë serbë

Ministri Sveçla gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit konkret në luftën e përbashkët me BE-në në luftimin e trafiqeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe kontrabandimin me migrantë.

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson theksoi vazhdimin e mbështetjes konkrete për Kosovën dhe fushat me interes së përbashkët.

Të dy u dakorduan se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për një Evropë më të sigurt dhe në bashkëpunim me BE-në dhe vendet tjera, të shënojnë progres në rrugën drejt integrimit evropian.

Lexo më shumë  Organizatat mjedisore kërkojnë ndalimin e ndërtimeve në Pishë Poro–Nartë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *