Lajme

Ministri Sveçla: Synojmë një administratë efikase dhe shërbime të shpejta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për herë të parë në Kosovë po mbahet konferenca ndërkombëtare për reformë në Administratë Publike KosovaPAR 2023, e cila ka filluar sot punimet dhe do të vijojë edhe nesër.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde dhe Prof. Dr. Wolfgang Dreschler, hapëm sot punimet e kësaj konference e cila për dy ditë, përmes 15 paneleve dhe 5 sesioneve, panelistëve vendorë, ndërkombëtarë, shoqërisë civile e shërbyesve civil do të trajtojnë temën “Reformat në administratën publike për një qeverisje fleksibile dhe të qëndrueshme”, ka thënë Sveçla.

Lexo më shumë  BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushtetit

“Kisha kënaqësinë që në kuadër të konferencës të ndaja panelin me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Republikën e Shqipërisë Elisa Spiropali, zëvëndësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Liza Gashi dhe Prof. Dr Alketa Peci me të cilat biseduam për nevojën e reformimit të administratës publike me rëndësinë dhe sfidat e këtij procesi”, tha ai.

Kjo,  konferencë sipas Sveçlës, do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira për të realizuar synimet tona për një administratë efikase dhe shërbime të shpejta e të sigurta për të gjithë qytetarët tanë.

Lexo më shumë  Goditën me vezë makinën e Ramës, Gjykata Penale shpall të paligjshëm arrestimin e dy aktivistëve të protestave: S’është akt dhune!

Rruga Press

YouTube player