Lajme

Ministri Sveçla për aksionin në Zveçan: Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të martën Policia bashkë me institucionet e inteligjencës kanë zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në Zveçan.

Sveçla ka njoftuar se ky aksion ka rezultuar me zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it.

“Ditën e sotme, Policia e Kosovës së bashku me institucionet e inteligjencës, pas identifikimit, ka zhvilluar bastisje në një bazë të armatimit në veriun e Kosovës, konkretisht në Zveçan. Kjo shtëpi është përdorur për grumbullim dhe shpërndarje të armatimit për grupet kriminale serbe. Deri më tani është zbuluar një sasi e madhe e armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksploziv. Në vendin e ngjarjes, përveç institucioneve të sigurisë, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të KFOR-it”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sveçla më tej ka thënë se veriu i Kosovës po shkon drejt normalitetit.

“Rendi dhe ligji nuk do të cenohet në asnjë cep të Republikës”, është shprehur ai.

Rruga Press

YouTube player