Lajme

Ministri Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar në takim akterët relevantë të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët raportojnë për zbatimin e aktiviteteve që dalin nga plani i përbashkët kundër terrorizmit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimit ishte raportimi i realizimit të aktiviteteve sipas planit të përbashkët me Bashkimin Evropian kundër terrorizmit.

Lexo më shumë  Si po “gatuhet” lirimi i Erion Veliajt: fati i kryebashkiakut në duart e Ilir Pandës, a është gjyqtari në konflikt interesi?

Sveçla njoftoi të pranishmit mbi realizimin e disa objektivave sipas planit të përbashkët kundër terrorizmit dhe bashkë me të pranishmit diskutuan mbi sfidat dhe propozimin e aktiviteteve të reja në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorizmit.

“Këtë vit pritet të nënshkruhet një marrëveshje e re mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kundër terrorizmit dhe me këtë rast, do të adresohen sfidat dhe mekanizmat që do të kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e përbashkët të terrorizmit“, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Revolta në ditën e 45/ Studentja tregon arsyet se pse proteston: E kemi të pamundur të blejmë një shtëpi apo të krijojmë familje, mungon meritokracia

Rruga Press

YouTube player