Lajme

Ministri Sveçla: Dua të jem i qartë, asnjë formë dhùñe kundër policëve tanë nuk do të tolerohet

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar me incidentin e së hënës në fshatin Bistricë të Leposaviqit. Ai tha se dy persona me veturë në tentim për të ikur nga kontrolli policor kanë goditur qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës. 

Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është detyruar të përdorë forcën për të gjuajtur në drejtim të veturës. Mediumet serbe raportojnë për një serb të plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Lexo më shumë  Ndërtimet në Orikum dhe Dukat/ Banorët: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me një veturë, tentuan të iknin nga kontrolli policor. Ata goditën qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës dhe vunë në rrezik jetët e zyrtarëve policorë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën. Një hetim ka nisur dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të qartësojë: asnjë formë dhune kundër policëve tanë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe sundimi i ligjit është prioritet i yni”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *