Bota

Ministri rus: Moska do fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën, s’do varemi nga Perëndimi

Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën dhe do të ndalojë së qeni e varur nga furnizimet nga Perëndimi. Deklarata e fortë është bërë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili theksoi se qëllimi i Kremlinit ishte të zhvillonte më tej lidhjet me Kinën tani që Perëndimi sipas tij ka marrë një “pozicion diktatori” në mes të luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

“Nëse ata (Perëndimi) duan të ofrojnë diçka në drejtim të rifillimit të marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo”, tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se Kina kishte teknologji informacioni dhe komunikimi “që nuk janë inferiore ndaj Perëndimit”.

“Ne duhet të pushojmë së qeni të varur nga furnizimet e absolutisht çdo gjë tjetër nga Perëndimi për të garantuar zhvillimin e sektorëve kritikë të rëndësishëm për sigurinë, ekonominë ose sferën sociale të atdheut tonë,” shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *