Lajme

Ministri Peci para komisionit parlamentar: Mbi 100 milionë euro do të jetë buxheti për vitin tjetër

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shqyrtuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin 2024, në të cilin ka raportuar ministri MBPZhR-së, Faton Peci.

Ministri Peci para deputetëve tha se për vitin 2024 për këtë ministri janë ndarë 89 milionë euro.  Ai tha se fokus i Ministrisë është rritjen e numrit të hektarëve të pyllëzuar sipas tij, kjo do të bëhet me mbledhjen e fidanëve të reja dhe mirëmbajtja e tyre.

Ai tha se është paraparë që të ndërtohet edhe objekti i parë i kësaj Ministrie për të cilën tha se është ndarë edhe lokacioni.

“Në projekt buxhetin e vitin 2024 buxhetin total i MBPZhR do të jetë 89 milionë euro duke mos përfshirë një pjesë të partneriteteve dhe bashkëpunimeve. Në kemi paraparë diku 69 milionë euro vlerë në kategorinë e subvencioneve dhe granteve”.

Lexo më shumë  Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

“Kemi të paraparë dëmet natyrore në bujqësi në shifër prej 3 milionë euro. Investimet kapitale janë 6.4 milionë euro. Do të jetë objekti i parë i Ministrisë së Bujqësisë që nga pas lufta. Lokacioni tash është caktuar është rruga Prishtinë-Fushë Kosovë”, tha ai.

Kryetarja e këtij Komisioni Fitore Pacolli, ka pyetur ministrin Peci se sa do të jetë buxheti i Ministrisë nga të hyrat e donacioneve.

Ministri Peci ka thënë se në kuadër të partneriteteve me partnerët ndërkombëtar është buxheti i Ministrisë së Bujqësisë ka tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro.

Ai ka thënë se votimi i marrëveshjes ndërkombëtare javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës, do të i mundësojë Kosovës që të përfitojë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian.

“Kemi thënë që buxheti ka arritur 100 milionëshin me partneritetin. 10.2 milion euro kemi përkrahje direkte të qeverisë Gjermane, e kemi tejkaluar shifrën prej 100 milionë euro për ministrinë e Bujqësisë. Nga aprovimi i marrëveshjes  ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës kemi sinjale që do të pranojmë edhe një grant shtesë prej 8 milionë euro nga Komisioni Evropian”, tha ai, raporton EO.

Lexo më shumë  Kurti: Nga Planit të Rritjes, Kosova do të përfitojë afro 1 miliard euro

Deputeti i PDK-së Isak Shabani, ka pyetur ministrin në lidhje me sipërfaqet e pyllëzuara.

Ministri Peci ka thënë se në bashkëpunim me disa institucione brenda një viti kanë bërë mbledhjen e 1 milion fidanëve.

“Ajo ka qenë pjesë e një kampanje ku disa akter dhe institucione janë bërë bashkë, që të gjitha bashkë për një vit e tre muaj në tersi kemi pasur mbledhjen e fidanëve 1 milion në një sipërfaqe”, tha ai.

Në fund me gjashtë vota për është votuar projektbuxheti i ndarë pa amendamente e kërkesa shtesë për MBPZhR.

Rruga Press

YouTube player