Ministri Murati: Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja. Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill
Ministri i Financave Hekuran Murati në një postim në rrjetet sociale, ka bërë thirrje për votimin e Kryetarit të Kuvendit. Mos votimi sjell pasoja në planifikimin e e buxheteve të cilat duhet të kalojnë në Kuvend. Pa pasur një kuvend këto buxhete nuk zbatohen.
Postimi i plotë më poshtë:
Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.
Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.
Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.
Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë.
Rruga Press

