Lajme

Ministri Murati: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqje të masave

Ministri i financave, Hekuran Murati tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për heqje të masave.

“Për masat e keni parë se raporti është përgatit nga përfaqësues i lartë i BE-së, dhe presim një vendimmarrja.  sa i përket neve i kemi plotësuar të gjitha kushtet”, tha Murati.

Ministri Murati është deklaruar edhe  për situatën në veri. “Jemi të koordinuar,  në të kaluarën rreziku ka ardh edhe nga vetë brenda territorit kurse mund të ketë rrezik vetëm nga jashtë vendit në këtë rast, Serbia. është tërësisht në përputhje deklarata e kryetarit dhe kryeministrit, kurrë më qetë situata nuk ka qenë në veri, rreziku mbetet vetëm nga jashtë”, tha Murati.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Përndryshe komisioni për buxhet, punë dhe transfere, shqyrtoi dy marrëveshje ndërkombëtare: për ratifikimin e amandamentit të marrëveshjes për anëtarësim e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe grupin e organizatat e Bankës Botërore dhe ratifikim e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin energjia diellore fotovoltaike në KEK- porta globale.

Ratifikimi  i marrëveshje u tha se do të mundësoje harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me atë të bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, nga e cila si anëtare përfiton financiarisht për realizimin e projekteve.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Rruga Press

YouTube player