Lajme

Ministri Mehaj në ceremoninë e 251 ushtarëve/ Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është dhe do të mbetet gjithnjë krenaria jonë kombëtare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka shtuar kapacitetet. 251 ushtarë të rinj i janë shtuar radhëve të saj të premten.

Në kuadër të transformimit të FSK-së në Ushtri, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ceremoninë e betimit në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ka thënë se brenda një viti janë shtuar mbi 1000 ushtarakë.

Ai ka paralajmëruar se pas 9 javësh do të diplomojnë edhe mbi 300 rekrutë, ndërsa në shtator do të shpallet konkursi i ri për 612 ushtarë aktivë e 367 rezervë.

Lexo më shumë  Nafta shkon 229 lekë, qeveria shqiptare nuk merr as edhe një masë të vetme

“Për ta mbrojtur vendin tonë dhe për të siguruar paqen, ne na duhen personel i përgatitur dhe me pajisje moderne, për këto do të punojmë fort dhe pa u ndalur”, ka thënë Mehaj në fjalimin para ushtarëve të rinj.

Ai ka thënë se Kosova e ka vizion dhe mision anëtarësimin në NATO.

“Ushtria e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës është e aftë dhe e gatshme që përkrah partnerëve tanë të jetë protagonist në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Sukseset tona janë të përbashkëta dhe rruga jonë është e përbashkët, sepse qëllimi dhe vlerat tona janë të njëjta”, ka deklaruar Mehaj.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë: Policia e Shtetit të hetojë rastin me urgjencë

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *