Ministri Maqedonci udhëton për në SHBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes.
“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.
Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”, thuhet në njoftim.
Ministri po ashtu do të marr pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës.
Rruga Press