KryesoreLajme

Ministri Maqedonci: Siguria dhe integriteti territorial, FSK-ja realizon ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se është realizuar ushtrimi fushor “Arrow Bravo 25″ me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

Maqedonci në një postim në Facebook ka publikuar edhe fotografi nga ushtrimi “Arrow Bravo 25”.

Lexo më shumë  “Defender Europe 25” nis të dielën, forcat aleate të NATO-s zhvillojnë stërvitje në Shqipëri dhe Kosovë

Lexoni të plotë postimin:

KFT ka realizuar ushtrimin fushor “Arrow Bravo 25″  me qëllim vlerësimin dhe validimin e Kompanisë së Shtabit dhe Kompanisë B në detyrat esenciale për zbatim të misionit.

Kompanitë kanë realizuar operacione të sulmit, mbrojtëse dhe të stabilitetit të cilat kontrolli i UF i planifikoi dhe simuloi që kompanitë të përballen me situata sa më reale, duke vlerësuar shkathësitë dhe aftësitë e komandimit, vendimmarrjes në kushte stresi, dhe bashkëpunimit ndërmjet strukturave të ndryshme ushtarake.

Lexo më shumë  VLEN: Garantojmë bashkëpunim të sinqertë me partnerët tanë strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm për shqiptarët në MV

Ushtrimi Fushor “Arrow Bravo 25”u zhvillua me qëllim përgatitjen, koordinimin dhe ngritjen e kapaciteteve taktike dhe operacionale të trupave pjesëmarrëse, në kuadër të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe reagimit të shpejtë në situata të ndryshme kur kërkohet të ofrohet siguri dhe të mbrohet integriteti territorial i Republikës së Kosovës.

FSK, ushtria jonë, krenaria jonë. 

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit